Report TV -Akuzat kundër Thaçit dhe Veselit, Meta sulmon Serbinë: Strategji për të njollosur UÇK-në

  • 4 years ago
"Cështja e dytë është për aktakuzat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Natyrisht që është një zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt, që do të përballohet me shumë urtësi, unitet dhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete, por edhe nga presidenti i cili ka qenë udhëheqësi kryesor politik i UCK, por edhe Veseli, që duke vlerësuar se nuk është një sfidë e tyre në planin individual, jam i bindur që do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga klasa politike në Kosovë. Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UCK, të kemi aktakuza, të gjithë kemi eksperiencën e këtyre 20 viteve, ku pala që shkaktoi luftën dhe gjenocidin e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UCK, por jo vetëm kaq, por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, pavarësia e të cilit jo vetëm që është njohur nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, por edhe ka treguar se është faktor stabiliteti për rajonin. I shpreh solidaritetin tim edhe si president por edhe si mik dhe shok me presidentin e Kosovës, por edhe me kryetarin e PDK-së dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet për të konfirmuar edhe njëherë tjetër drejtësinë e luftës së UCK dhe rrëzuar këtë strategji provokative që kërkon të mbajë peng rajonin dhe të minojë integrimin si në disa vende fqinje" tha Meta.

Recommended