Brataj në Report Tv: Pas 3-4 javësh nis rënia e kurbës!

  • 4 years ago
Në një kohë kur vendi ynë vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh me COVID-19 dhe viktimat vijojnë të shtohen çdo ditë, kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tha se respektimi i mbajtjes së maskës dhe ruajtja e distancës janë e vetmja armë që kemi të gjithë. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Brataj foli për situatën duke thënë se tashmë vendi ka shifra të larta për shkak të hapjes së vendit dhe aktiviteteve, por që pas 3-4 javëve do të shënojmë ulje të kurbës të të infektuarve.

A i përballon sot sistemi ynë shëndetësor fluksin e lartë? Brataj tha se po pasi në të dy spitalet COVID ka ende shtretër, por që në rast rreziku është ngritur dhe spitali COVID 3 për skenarin më të keq. Brataj tha se në rast boom-i infektimesh dhe shtrimesh në vend janë të gatshme të ndihmojnë dhe spitalet rajonale që tashmë janë të pajisura me kushtet dhe mjetet e duhura.