Report TV - Skënder Brataj: E prisnim rritjen e të infektuarve, qytetarët kanë ulur vigjilencën!

  • 4 years ago
Prej katër ditësh vendi vijon me shifra të konsiderueshme infektimi nga covid -19 dhe për këtë shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vjen si pasojë e uljes së vigjilencës së qytetarëve dhe mosrespektimit të masave nga hapja graduale. Në një intervistë për Report Tv, Brataj tha se kjo pritej me masat e hapjes, por qytetarët duhet të kuptojnë së virusi është ende këtu dhe se distancimi fizik dhe maskat mbrojtëse janë ende të nevojshme. Brataj tha se këto shifra janë të kontrollueshme, por kjo nuk duhet të ule përgjegjshmërinë qytetare për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

"Normal që i prisnim  këto shifra dhe e kemi thënë disa herë edhe para hapjes. Për fatin e mirë janë të kontrollueshme dhe të menaxhueshme në këtë moment. Gjithashtu virulenca e virusit është shumë më e ulët se në fillim. Për shkak të uljes së virulencës infektimi mund ta kalojmë dhe më lehtë. Problemi ynë të mos ketë rritje të pakontrollueshme që të na detyrojë të marrim masa për mbylljen sërish dhe kjo mund të shmanget vetëm nga ruajtja e distancës sociale dhe higjienës. Duke u ulur virulenca mund të mos shkaktojë probleme pulmonare dhe temperaturë të lartë, por mund të japi një debulesë, një dhimbje fyti apo një simptomë tjetër", tha Brataj.

Rasti i infermieres së infektuar në QSUT ku infektoi dhe kolegët e saj, Brataj tha se kjo është një gjë normale ku jeton në komunitet dhe familje, por edhe ulje e vigjilencës së tyre dhe papërgjegjshmëri në zbatimin e plotë të masave anticovid ku spitalet i kanë mjaft të theksuara.

"Kjo është faza më delikate pasi duke parë këtë ecuri kaq të sheshtë në vendin tonë dhe izolimin e madh ka çuar në uljen e vigjilencës dhe përgjegjshmëri për zbatimin e masave nga qytetarët. Personeli i QSUT janë njerëz dhe jetojmë në komunitet dhe familje. Megjithatë kjo nuk justifikon mosmarrjen e masave në spital dhe ky është kush edhe në kushte jo pandemie.  Mendoj se neglizhenca është totale në të gjithë pasi njerëzit u lëshuar sikur virusi ishte një gjë e stisur dhe jo e vërtetë", tha Brataj.

Recommended