Kërcënuan kreun e Institutit të Ndërtimit/ Prokuroria çon dosjen në Gjykatë

  • 4 years ago
Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për kërcënimin e drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu dhe dërgoi në gjykatë dy persona, të cilët u përpoqën ta frenonin gjatë inspektimit të një pallati të konsideruar të rrezikshëm për jetën e qytetarëve


Enver Shaba me detyrë administrator i një shoqërie dhe Ardjan Sabiliqi do të gjykohen për kanosjen e zyrtarit me qëllimin që ai të kryente një ekspertim të rremë në objektin 28 katësh në qytetin e Durrësit. Në dosjen e dorëzuar në gjykatë nga prokurori Arjan Përmeti thuhet se Hysenlliu u kërcënua gjatë kohës kur vartësit e tij kishin përpiluar një ekspertizë për llogari të Prokurorisë së Durrësit ku dhe konkludonin se ky objekt ishte i paqëndrueshëm.

Fillimisht drejtori i përgjithshëm mori një mesazh të nisur nga Enver Shaba që i shkruante:

?Zoti drejtor zbato rregullat, bëj ekspertizë të thelluar, besoj ju e doni veten dhe familjen?.

Pas mesazhit, Agron Hysenlliut i ndërpritet rruga pranë banesës së tij nga dy persona, njëri prej të cilëve më vonë u identifikua nga kamerat e sigurisë si Ardjan Sabliqi. Sipas denoncuesit kërcënuesi e paralajmëroi ?nuk po sillesh mirë, mos fol, nuk të vijmë herë tjetër në këtë mënyrë. Mendoi mirë gjërat përpara se t?i bësh?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgronHysenlliu#Gjykata#TopChannel

Recommended