Ora News - Hetimet për pallatet vrasëse, Prokuroria Lezhë merr në dorë dosjen për 7-të objekte

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prokuroria e Lezhës ka marrë në dorë dosjen me prova për 7 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pritet të vendosë së shpejti nëse do të çojë përgjegjesit para drejtësisë. Sipas provave, në 6 pallate të para viteve '90 ka pasur ndërhyrje në strukturë, ndërsa një objekt i viteve të fundit është ndërtuar me cilësi të dobët.

7 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës.

Organi i akuzës ka administruar provat e dorëzuar nga Policia gjyqësore në lidhje me këto objekte që patën dëmtime të mëdha nga lëkundjet.

6 pallate janë ndërtuar para viteve 1990, ndërsa 1 është ndërtim i viteve të fundit.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë Prokurorisë, rezulton se ka patur ndërhyrja në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën.

Ndaj ka dyshime të forta se këto ndërhyrje i dobësuan qëndrueshmërinë përballë tërmetit.

Ndërsa për një pallat 10 katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Materialet e referuara nga policia gjyqësore me kërkese të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës, Milan Laska.

Në ditët në vijim pritet të regjistrohet proçedim penale për tri vepra penale ?Ndërtimi pa leje?, ?Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm?, si dhe ?Shpërdorimi i detyrës?.

Hetimet do të përcaktojnë nëse ka element të këtyre veprave penale që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë.

Prokuroria e Durrësit është e vetmja deri tani që ka prerë 18 urdhër arreste për ndërtimet që shkaktuan 24 viktima në qytetin bregdetar.

Ndërsa prokuroritë e Tiranës dhe Krujës ende vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësitë për ndërtimet që u shembën pas tërmetit, duke shkaktuar 51 viktima dhe rreth 1 mijë të plagosur në të gjithë vendin.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lezhe-7-pallate-te-demtuara-nga-termeti-i-26-nentorit-nen-hetim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended