Nderhyri ne kollonat e pallatit, arrestohet pronari i lokalit |Lajme-News

  • 4 years ago
Kur kanë kaluar 8 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit, Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e një lokali që ndodhej në katin e parë të një pallati që u shemb nga lëkundjet.
Në pranga ka përfunduar Artur Terziu pasi akuzohet se ndërhyri në kollonat mbajtëse të pallatit 6-katësh, duke sjellë shembjen e tij dhe për pasojë humbën jetën në rrënoja 2 persona.
Ndaj Tërziut rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, ndërsa më herët gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.
Referuar hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, ka rezultuar se 44-vjeçari Terziu që administronte lokalin Barons, ka holluar muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij.
Gjithashtu, sipas dosjes së prokurorisë, Terziu ka shfrytëzuar edhe taracën e pallatit ku ndodhej lokali, ku kishte vendosur tre depozita uji voluminoze në funksion të biznesit të tij.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended