Ruskoska: Prokuroria po punon në mënyrë aktive për rastin “Perandoria”

  • 4 years ago
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion punon në mënyrë aktive në rastin ?Perandoria? ku i akuzuar i parë është biznesmeni Orce Kamçev. Lënda për shkak të cilës u rrënua kredibiliteti i Prokurorisë speciale. Disa herë prokurorja Villma Ruskoska pohonte se hetimi për pastrim parash është aktiv. Sot konfirmoi se për lëndën ?Perandoria? bëhen ekspertiza materiale dhe financiare, që do të thotë se po hetohet mënyra e lëvizjes së parave.

Ka edhe disa dëshmitarë që duhet të dëgjohen paralelisht me ekspertizën. Do të dëgjohen edhe disa dëshmitarë për të cilët koleget mendojnë se janë të domosdoshme - tha Vilma Ruskoska, Prokurore.

Me shuarjen e PSP-së rreth 19 lëndë që i hapi PSP-ja mbetën të paprekura. ?Regjistrimi? dhe ?Lideri? ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, ?Shërbimet e huaja?, ?Stacionet bazë?. Një pjesë e tyre u shpërndanë në Prokurorinë e rregullt për krim të organizuar dhe korrupsion në krye të së cilës është Ruskoska.

Të gjitha lëndët që janë para fundit me hetimet ose ka fundi i hetimeve para hetimore, fillimisht të shkojnë për referim në Prokurorinë publike dhe më pas atje të vendoset çfarë do bëhet më tej me ato lëndë. Nëse do hapet hetim, nëse do duhet të plotësohet hetimi ose të ngritët aktakuzë - u shpreh Villma Ruskoska, prokurore.

Pjesë e këtyre hetimeve është edhe ?Perandoria?. Prokuroria heton nëse përmes këtij rasti janë kryer disa vepra penale- bashkim për veprimtare kriminale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve, pastrim parash, mashtrim. Përveç biznesmenit Kamçev të dyshuar janë edhe dhjetëra persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Bojan Stojanovski

Recommended