Rama: Negociatat i meritojmë, Gjermania po punon për ne - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videomesazhi para nisjes për në Bruksel ka risjelle në vemëndje pritshmërinë e tij mbi vendimin që do të jepet në datë 18 tetor nga shefat e qeverive të BE-së dhe Këshilli i Europës për hapjen ose te negociatave me Shqipërinë.Kryeministri i Shqipërise tha se vendimmarrja në fjalë do të jetë objekt I diskutimit mes Merkel dhe Macron këtë të mërkurë në samitin franko-gjerman që mbahet në Tuluzë.?Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një ?po? për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës së vendeve anëtare. Nuk jam as optimist dhe pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se bëhet maksimumi për të marrë po-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e mbështetur se sot në këtë proces?.Rama shtoi se vizita në Bruksel ku do të jetë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet me kryeministrat socialist dhe progresiv, në një takim të organizuar nga Partia Socialiste Europiane, në funksion të nevojës për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme?.

Recommended