Banoret e Porcelanit ne prosteste (9 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Fillimi i punimeve për ndërtimin e një pallati në periferi të kryeqytetit në lagjen e njohur Porcelan, ka nxitur sot protestën e banorëve në pallatet përreth. Ata janë grumbulluar në sheshin ku punëtorët kishin nisur hapjen e themelit dhe kanë kërkuar të Bashkia e Tiranës të anulojë lejen e ndërtimit. Sipas qytetarëve ndërtimi i pallateve mbi kabinën elektrike në një hapësirë të ngushtë, jo vetëm që pengon ndriçimin, por rrezikon jetën e tyre në një rast zjarri apo shkëndije elektrike.
Për të zgjidhur konfliktin në vendngjarje janë shfaqur policët e Komisariatit 1, por pa rezultat pasi pronari i tokës mbahet fort tek letrat e firmosura nga kryebashkiaku Albert Brojka. Sipas pronarit, konfliktin e sjellin disa njerëz që nuk kanë të drejtë fare të ankohen dhe se po vepron sipas ligjeve dhe rregullave të shtetit.
Konflikti mbetet i hapur mes dy palëve përderisa kjo zonë ka dhe ndërtime me ose pa leje jashtë parametrave të urbanistikës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/