Ora News - Tre të arrestuar në Korçë, mes tyre avokati që i zhvati 75000 klientit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim për veprat penale ?Vjedhja e kryer më shumë se një herë?, ?Mashtrimi? dhe ?Dhuna në familje?.

Policia e Maliqit arrestoi K. P., 21 vjeç, banues në Maliq, i dënuar më parë për ?Vjedhje?. Ndalimi i tij u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve, ngjarje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Maliqit dhe të Korçës, ku në banesa dhe dyqane të qytetarëve janë vjedhur sasi lekësh, pajisje elektroshtëpiake, artikuj ushqimore, veshje, si edhe një sasi nafte nga kaldaja e një shkolle në Maliq.

Ndërkohë policia e Korçës arrestoi K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 14.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale ?Dhuna në familje?.

Nga ana tjetër policia e Pogradecit bëri ndalimin e avokatit D. M., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 03.07.2020, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se i ka përvetësuar shtetasit A. X., nëpërmjet mashtrimit, një sasi prej 75000 lekë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/tre-te-arrestuar-ne-korce-mes-tyre-avokati-qe-i-zhvati-75000-klientit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv