Top News - Tension në Bullgari/ Kërkohet dorëheqja e qeverisë

  • 4 years ago
Në mesin e pandemisë së koronavirusit, Bullgaria tronditet nga protestat anti-qeveritare. Mijëra vetë dolën në rrugët e kryeqytetit Sofje me thirrjet kundër ekzekutivit konservator të vendit.


Presidenti Rumen Radev kërkoi gjithashtu dorëheqjen e qeverisë për të cilën tha se ka një sjellje ? mafioze. ?Karakteri mafioz i qeverisë bullgare ka shkaktuar pakënaqësi tek secili në Bullgari, ndaj të gjithë kërkojnë tani respektimin e ligjeve?, deklaroi ai, duke treguar kështu mbështetje me demonstruesit.

Në Bullgari është themeluar së fundi një ?Konsens Anti-Mafia?, kundër korrupsionit dhe frikësimit të njerëzve, shtoi Radev, i cili i dërgoi një paralajmërim të fortë kryeministrit Boiko Borisov.

Shkaku i këtyre kërkesave për dorëheqje është bërë bastija dhe kontrollet e zyrave të dy bashkëpunëtorëve të lartë të presidentit, të cilët janë arrestuar përkohësisht. Radev thotë se përgjegjëse për këto bastisje është qeveria e Borisovit.

Ndalimi i dy personave në fjalë u justifikua me hetimet kundër korrupsionit dhe publikimit të sekreteve shtetërore. Por në publik, ai u pa si sulm ndaj presidentit e ngjalli zemëratën e tubuesve që thonë se qeveria po sulmon kreun e shtetit dhe jo oligarkët e vërtetë.

Presidenti Radev është kritik i hapur i Borisovit, i cili deklaroi se nuk ka ndërmend ta lërë postin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RumenRadev#BoikoBorisov#TopChannel

Recommended