Dekani i Ekonomikut Dhori Kule takon studentë, i kërkohet dorëheqja

  • 5 years ago
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Dhori Kule, është duke zhvilluar një takim me studentët e këtij fakulteti. Takimi vjen paralelisht me protestën që po zhvillohet ditën e sotme nga studentët.

Kule i ka mbledhur studentët në dekanatin e këtij fakultetit. Report Tv ka mësuar se studentët kërkojnë dorëheqjen e Kules, për shkak të keqmenaxhimin dhe abuzimin në këtë fakultet.

?Keqmenaxhim dhe abuzime në fakultet. Kule të japë dorëheqjen?,-mësohet se janë shprehur studentët. Takimi që po zhvillohet sot ishte parashikuar të zhvillohej që në 15 dhjetor, por në takimin e organizuar nga studentët, Kule nuk mori pjesë.

Takimi i Kules me studentët vjen pak ditë pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama për rektorët dhe dekanët e të gjitha Universiteteve në vend. Rama paralajmëroi rektorët dhe dekanët se pas protestës së studentëve, do të rishikohej autonomia e universiteteve.

Recommended