Top News - Ndodh për herë të parë!/ Policia Rrugore nuk heq patenta

  • 4 years ago
Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radar në segmentin rrugor Sauk-Teg. Policia bën me dije se gjatë kontrollit për 3 orë, nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë policia, e cila pasi sqaron se për tre orë nuk kishte asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

Policia e ka cilësuar mrekulli një gjë të tillë, duke bërë me dije se qëllimi nuk është sa patenta hiqen, por sensibilizim për të parandaluar aksidentet rrugore.
Policia pohon se do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, si ?viti i sigurisë rrugore.?


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PoliciaRrugore#Patenta#TopChannel