Ora News - Policia bën “kërdinë” me gjoba, heq 159 patenta në fundjavë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Vetëm përgjatë 48 orëve të fundjavës, policia rrugore ka hequr 159 patenta shoferëve që thyen rregullat e qarkullimit. Përgjatë fundjavës, policia bën me dije se janë regjistruar dhe aksidente me pasoja, si pasojë e shkeljes së rregullave rrugore. INSTAT bëri publike këtë të hënë të dhënat e aksidente përgjatë 6 mujorit të këtij viti si dhe për muajin qershor.

?Kontrollet e policisë gjatë fundjavës në disa prej akseve rrugore në vend kanë konstatuar shkelje të normave të shpejtësisë së lejuar, ndaj shumë drejtues janë ndëshkuar me heqje patente. Shpejtësia maksimale e konstatuar nga ana e policisë ka qenë 170 km/h?.

Përgjatë 48 orëve të fundit, nga vëzhgimet e kryera me radarë dhe nga pikat e kontrolleve të vendosura në disa prej akseve rrugore, policia bën me dije se ka hequr 159 patenta.

Efektivët e patrullave kanë konstatuar shkelje të ndryshme, ku 37 prej të patentave janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, 94 për shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe 28 prej tyre për qarkullim në sens të kundërt.

Shpejtësia më e lartë është konstatuar 170 km/h por disa raste të tjera shoferët qarkullonin dhe me shpejtësi 152 apo 162 km/h. Ndaj policia përveç heqjes së patentave për drejtuesit e mjeteve ka ndëshkuar me masë administrative dhe 4458 shoferë.

Përgjatë fundjavës krahas ndëshkimeve të policisë, janë regjistruar dhe 15 aksidente rrugore. Një prej aksidenteve ka rezultuar fatal për një qytetar, 1 tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa 17 të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Ndërkohë këtë të hënë instituti i statistikave ka bërë publike të dhënat për situatën e aksidenteve përgjatë muajit qershor, por dhe për 6 mujorin e parë të vitit 2020. Sipas INSTAT, në muajin qershor u shënuan 115 aksidente nga 131 që ishin përgjatë të njëjtin muaj të vitit 2019, ku si pasojë humbën jetën 16 persona nga 26 persona krahasuar me vitin e shkuar.

Sipas INSTAT, kufizimi i lëvizjeve gjatë muajve të karantinës duket se ka dhënë një efekt të përgjithshëm edhe tek numri i aksidenteve dhe fatalitetet në rrugë.

Kështu në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numërohen 505 aksidente nga 714 aksidente përgjatë 6 mujorit të parë të të 2019.

Numri i të aksidentuarve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, është 656 persona nga 960 persona, ku si pasojë humbën jetën 75 persona nga 102 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/policia-ben-kerdine-me-gjoba-heq-159-patenta-ne-fundjave/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp