Top News - Ambasada e SHBA/ ‘Miratoni marrëveshjen siç është’

  • 4 years ago
Lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës vjen qëndrimi ambasadës së SHBA në Tiranë.
Gazetari i Top channel, Muhamed Veliu përmes postës elektronike pyeti përfaqësinë e Washingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.
Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes të Top Channel. ?Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është?.
Megjithëse Top Channel pyeti në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Washingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.
Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 Qershorit do të thotë se dakortësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, mbetet pa ?bekimin? amerikan për momentin.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Tirane#TopChannel