Ambasada e SHBA-së grant 800 000 $ për restaurimin siteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ambasada e SHBA-së ka dhënë një grant prej 800 000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë.

Kjo shumë është në kuadër të projektit për të restauruar sitet kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u shpreh se ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë

Yuri Kim: Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A. për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

Sot, po nënshkruajmë një grant prej afro 800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë. Jam e kënaqur të vërej se ky është projekti ynë më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri deri më sot. Ky projekt dy-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ambasada-e-shba-se-grant-800-000-restaurimin-siteve-kulturore-te-demtuara-nga-termeti

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended