Top News - Kalon prokurorja e SPAK/ Manjola Kajana konfirmohet nga KPA

  • 4 years ago
Prokurorja Manjola Kajana është kofirmuar në detyrë nga Komisioni I Posaçëm I Apelimit të Vettingut. Kajana është zgjedhur si një nga prokurorët e SPAK dhe tashmë me konfirmimin e saj në detyrë numri I prokurorëve në këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë së re shkon në 13.

Manjola Kajana e kishte kaluar procesin e parë të vettingut por Komisioneri Publik e kishte ankimuar vendimin me pretendimin se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk ishte i plotë.
Komisioni I Posaçëm I Apelimit ka vendosur ta konfirmojë në detyrë prokuroren Kajana, pasi Komisioneri Publik është tërhequr nga kërkesa e tij. ?Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore.

Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit", thuhet në arsyetimin e KPA-së.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ManjolaKajana#SPAK#TopChannel

Recommended