Top News - Konfirmohet Petrit Çomo/ Gjyqtari i Tiranës kalon Vettingun

  • 4 years ago
Gjyqtari Petrit Çomo, Kryetar i Gjykatës së Tiranës që përball një ditë më parë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është konfirmuar këtë të enjte në detyrë. Pas hetimeve të bëra nga KPK, gjyqtari Çomo ka rezuluar i pastër në të tri shtyllat e Vettingut.

Petrit Çomo është një gjyqtar karriere I cili ka hyrë në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ?detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Çomo është i biri i Liri Belishovës dhe Maqo Çomos. Nëna e tij Liri Belishova ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj, megjithatë ashtu si shumë udhëheqës të kësaj partie u shpall armike nga ish diktatori Enver Hoxha u dënua dhe u burgos nga regjimi së bashku me të shoqin Maqo Çomo, I cili ka qenë komisar i Brigadës së 15-të, zv/ministër dhe ministër.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PetritÇomo#Vetting#TopChannel

Recommended