“Perimetri”/ Po transportonin 31 emigrantë të paligjshëm, tre në pranga

  • 4 years ago
Operacioni i koduar ?Perimetri?, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit ka vënë në pranga 3 shtetas të tjerë.


Të tre këta persona u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 31 emigrantë të paligjshëm.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatet e Policisë Devoll e Pogradec, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

? A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip ?Benz? 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

? R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin ?Hyundai?, 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim??, njofton policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended