Top News - Prishtinë, dyshohet se prishja e aspiratorëve vrau të sëmurët me covid

  • 4 years ago
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet pas dyshimeve që rrethojnë vdekjet e disa pacientëve me COVID-19, që ndodhën në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).


Lajmin e konfirmoi për Radion Europa e Lirë, Artan Grantolli, nga Prokuroria e Shtetit, sipas të cilit, ?hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive?.

Edhe Policia e Kosovës njoftoi se po heton vdekjen e gjashtë personave në Klinikën Infektive në Prishtinë. Në raportin policor thuhet se ?me vendimin e prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë. Rasti është duke u hetuar?.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës deklaruan një ditë më parë se ?për shkak të shtimit të numrit të viktimave brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve?.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi se të dielën ka regjistruar nëntë të vdekur me COVID-19. Sipas disa raporteve të pakonfirmuara zyrtarisht, për disa prej tyre nuk kanë funksionuar respiratorët. Numri i të vdekurve në Kosovë nga koronavirusi ka mbërritur në 75.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Prishtine#QKUK#TopChannel