Top News - Covid prek trurin/ Dëme edhe tek të sëmurët lehtë

  • 4 years ago
Sipas neurologëve britanikë, SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme serioze në tru dhe sistemin nervor qendror që shkaktojnë psikoza, paraliza dhe hemoragji cerebrale dhe që shpesh konstatohen mjaft vonë.


Virusi SARS-CoV-2 prek rëndë jo vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe organet e tjera, si p.sh. zemrën, enët e gjakut, nervat, veshkat dhe lëkurën.

Neurologët britanikë botuan së fundi detaje tronditëse në revistën ?Brain? se SARS-CoV-2 mund të shkaktojë edhe dëme serioze në tru, madje edhe tek pacientët me simptoma të buta ose tek ata që tashmë janë rikuperuar. Shpesh këto dëmtime konstatohen shumë vonë ose nuk konstatohen fare.

Neurologët nga Kolegji Universitar në Londër (UCL) diagnostikuan në më shumë se 40 pacientë britanikë me COVID-19 raste encefalomieliti akut (ADEM). Kjo sëmundje inflamatore çon në një shkatërrim degjenerativ të sistemit nervor qendror dhe shkakton edhe dëme të nervave në tru dhe të palcës kurrizore.

Dëmtime të ndryshme pasuese

Nga pacientët e ekzaminuar, tek 12 u konstatua inflamacion i sistemit nervor qendror, tek dhjetë një encefalopati e përkohshme e shoqëruar me delire ose psikoza, tek tetë hemoragji cerebrale dhe tetë të tjerë problemet në sistemin nervor periferik, kryesisht me diagnozën sindromi Guillain-Barré. Ky është një reagim i sistemit të imunitetit që sulmon nervat, shkakton paraliza dhe në 5 përqind të rasteve përfund me vdekje. Prej sindromit Guillain-Barré gjeti vdekjen një grua 59-vjeçare.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Scientists#London#TopChannel

Recommended