Top News - Shkarkohet Shpresa Beçaj/ Vettingu ndëshkon gjyqtaren e Apelit

  • 4 years ago
Vettingu ka ndeshkuar gjytaren e apelit Shpresa Becaj. Gjyqtarja e Apelit dhe ish kryetarja e Gjykates se Larte eshte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për dy nga komponentet e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. Vet Gjyqtarja e Apelit nuk ishte e pranishme në seancë dhe u perfaqësua aty nga vokati, Julian Mërtiri. Becaj ka pasur mangësi në dosjen e saj pasi nuk ka dorësuar pranë strukturave te vettingut formularët e pastërtisë sëfikgurës, pasurisë që zotëron dhe aftësive profesiopnale. Në seancën dëgjimore në 1 korrik, KPK theksoi se mos paraqitja e tre formularëve e pengon të kryejë kontrollin e Becaj, e cila deri në 2013 ka qenë kryetare e Gjykatës së Lartë, por që më pas nuk u emërua nga Apeli si gjyqtare e Apelit. Beteja me KLD zgjati për pesë vitet në vazhdim kujtoi Shpresa Becaj që këmbëngul se me mbylljen e afatit për dorëzimin e dokumenteve të vettingut në janar 2017, ajo nuk ishte ende gjyqtare në detyrë. Dhe pikërisht, mos dorëzimi I tre formularëve të vettingut është kthyer në kalin e betejës, ndonëse KPK deklaron se gjendet në pamundësi, Shpresa Becaj bën fajtore KLD e atëhershme. Beçaj në 2004-2013 ka qenë anëtare e gjykatës së Lartë. Në 17 shkurt 2020 DSIK bëri me dije se Becaj nuk ka dorëzuar deklaratën për kontrollin e figurës. Në 24 shkurt 2020 KLGJ i ka thënë Komisionit që nuk rezulton që të ishin dorëzuar formularët e kërkuar nga Shpresa Becaj. Njëkohësisht, KLGJ njofton se kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar ajo nuk ishte në funksionin e gjyqtares. Me heret Becaj ugjeroi që këtë vetting në keto kushte pamundësie per t?u realizuar nga KPP t?ja kryej qeveria e gjyqësorit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShpresaBeçaj#Vetting#TopChannel

Recommended