Ora News - Shkarkohet prokurori i Apelit Durrës, Bujar Hoti. Mirela Fana "përjashtohet" për 15 vite

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot (10 shtator) nga detyra prokurorin e e Apelit të Durrësit Bujar Hoti.

Vendimi u mor pas hetimeve të zhvilluara nga komisioni i përbërë nga anëtarët Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe relatorja Brunilda Bekteshi.

Sipas KPK, nga hetimet rezulton se Bujar Hoti kishte probleme me pasurinë.

Vendimi i shkarkimit të tij thellon më tej ngërçin për ngritjen e Këshillit të lartë të Prokurorisë, pasi Bujar Hoti ishte një nga kandidatët e Prokurorisë së apeleve për në KLP.

Vetë prokurori nuk pranoi të komentonte vendimin ndërsa avokati Julian Mërtiri tha se vendimin e KPK do ta ankimojnë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpk-shkarkon-nga-detyra-prokurorin-bujar-hoti

Recommended