Top News - Covid 19 në Maqedoni/ Bie numri i viktimave

  • 4 years ago
Pas disa ditësh të tëra me bilanc shqetësues në rritje, Maqedonia e Veriut ka shënuar gjatë 24 orëve te fundit një reduktim të numrit të viktimave dhe të infektuarve. 120 ishin këta të fundit, dhe 123 të shëruarit. Është e para herë pas një muaji që numrit i personave të shëruar nga Covid 19 kapërcen atë të rasteve të reja. Infektimet e tjera ishin përsëri më së shumti në Shkup e Kumanovë. Katër ishin të vdekurit nga sëmundja, shifër kjo gjithashtu e ulët në krahasim me dy ditët e fundit kur ishin regjistruar përkatësisht 12 dhe 10 viktima. Të vdekurit janë të gjithë nga kryeqyteti dhe i përkasin moshave nga 51 deri në 67 vjec. Mësohet se dhe ata kanë pasur probleme të tjera shëndetësore. Bilanci total I vdekjeve tashmë fiksohet në 306. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce theksoi sërish nevojën për respektimin e masave mbrojtëse nga Covid-19, por ka përjashtuar mundësinë e mbylljes së kufijve, apo të ndonjë izolimi të zonave që konsiderohen si vatra krize. Ai theksoi se rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, nuk rrezikon mbylljen përsëri të kufijve me vendet fqinjë. ? Do të komunikojmë këto ditë me përfaqësuesit e autoriteteve të tyre shëndetësore për të parë se cila është situata dhe cilat janë rreziqet e mundshme për vendin tonë?, është shprehur Filipçe.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#TopChannel

Recommended