Arrin ne 161 numri i viktimave nga Covid |Lajme-News

  • 4 years ago
Arrin në 161 numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Shqipëri. 4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.
?Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri?.
Listës së të infektuarve me Covid-19 i janë shtuar dhe 120 raste të reja.
?57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas?.
Edhe numri i të shtruarve në spital ka pësuar rritje, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë në terapi intensive dhe të intubuar.
?Në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar?.
Ndërkohë që 9 qytetarë janë shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend rezultojnë 2961 që kanë rezultuar negativ në tamponin e dytë për Covid.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended