Ora News - Drogë e afera kriminale: Shkatërrohet banda në Itali, në pranga dhe 3 shqiptarë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Burime të RTV Ora kanë zbardhur se 3 shtetas shqiptarë janë vënë nën urdhër arresti nga Antidroga Italiane si anëtarë të një grupi të strukturuar të krimit të organizuar i cili vepronte në rajonin e Bazilikatës.

Autoritetet policore italiane të territorit të Potenza-s e Matera-s kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar "Paride" i cili ka çuar në shaktërrimin e një grupi kriminal të strukturuar që kontrollonte trafikun e drogës e kryente vepra të tjera të rënda penale.

Grupi italo-shqiptar ishte në afera biznesi me klanet kryesore kriminale të territorit të Basilikatës e furnizohej me drogë nga trafikantë shqiptarë.

Nën masa ndalimi janë vënë 29 persona, 8 prej tyre në burg. 11 në arrest shtëpiak e 10 në detyrim paraqitje.

Burimet të RTV Ora konfirmojnë se mes tyre janë 3 shtetas shqiptarë. Dy shqiptarë janë në masë ndalimi me burg e shqiptari i tretë në arrest shtëpiak.

Gjatë hetimeve është sekuestruar 2 kg kokainë.

Në operacion morën pjesë 150 trupa policorë e një skuadër e qenve antidrogë.

Autoritetet policore italiane do të zbardhin detajet e operacionit rreth mesditës.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/droge-e-afera-kriminale-shkaterrohet-banda-ne-itali-ne-pranga-dhe-3-shqiptare

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/lFrV5V7_Rko

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended