Shkaterrohet nje grup trafikantesh droge ne Itali

  • 6 years ago
Policia italiane shkatërroi një rrjet trafikantësh droge të drejtuar nga shqiptari Dranoel Ndoja. 32-vjeçari është mes 5 të arrestuarve, gjatë operacionit të zhvilluar natën e të enjtes në Maçerata, kryeqendra e aktiviteteve kriminale të grupit.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 4 kg drogë të llojeve të ndryshme si hashash, marijuanë e kokainë. Prokurorët lanë në burg dy bashkëpunëtorët më të afërt të Ndojës, Karlo Raimondin dhe Mikael Radejovskin.

Ndërsa dy të ndaluarit e tjerë u lanë në detyrim paraqitjeje. Në kërkim janë 11 pjesëtarë të tjerë të organizatës. Policia lokalizoi Ndojën dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjimet e telefonatave dhe sinjalizimeve të sistemit GPS, të aktivizuar në automjetet e tyre. Hetimet për grupin nisën në Prill të 2017-ës.

Policia e identifikoi atë edhe falë tatuazhit me formën e busullës, prej të cilit mori emrin operacioni ?Rosa dei venti?. 32-vjeçari shqiptar rezulton i arrestuar disa herë për çështje droge. Arrestimi i tij në 2012-ën bëri bujë në mediat italiane, që e etiketuan si shpërndarësi me Xhaguar.

Recommended