Veliaj: Transporti urban te nise punen |Lajme-News

  • 4 years ago
Kompanitë e transportit publik në kryeqytet rrezikojnë të humbasin licencën nëse nuk do të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje shoqërive që të nisin punën.

?Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar ..; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ?O të gjitha, o rashë e vdiqa?, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës?

Në inspektimin e rikonstruksionit të disa rrugëve në Kombinat, Veliaj njoftoi se tashmë një pjesë e kryeqytetit ka furnizim me ujë 24 orë.

?Me investimin e ri në Bovillë, që s?ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë, zona e Astirit dhe Yzberishtit, kanë një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë. Ende s?jemi në 24 orë ujë, por nga një herë në ditë me 2-3 orë, të shkosh në 14-15 orë.

Furnizimi i Tiranës me ujë 24 orë është një nga premtimet e Veliajt.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/