Pamjet e pasagjerëve me maska te terminali i Jug-Lindjes, sot rinis punën transporti ndërqytetas
  • 4 years ago
Sot do të nisë punë transporti publik ndërqytetas, por me kusht që të zbatojë të gjitha masat e përcaktuara në protokollet e sigurisë. I mbyllur prej më shumë se 3 muajsh ky sektor është goditur rëndë nga pandemia, dhe për këtë qeveria po mendon për paketë shtesa për të mbështetur sektorin për të rihapur.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara. Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën.

Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri do të udhëtojnë sot  drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera.

Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit. Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin.

Unioni i shoqatave të transportit qytetës dhe ndërqytetës shprehen se nuk duhet që mbajnë ata përgjegjësi nëse pasagjerët nuk respektojnë rregullat.
Recommended