Sallatë me kus kus nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Sallatë me kus kus

Përbërësit:
1 filxhan çaji kus kus
1 filxhan çaji ujë të valuar
pak vaj ulliri
kripë
1 tufë majdanoz dhe nenexhik
3 qepë të njoma
1 qepë të kuqe
1/2 kavanoz patëllxhanë të marinuar
1/2 kavanoz speca grile të marinuar
10 domate qershi
limon dhe lëng marinade ( uthull)
kripë
Përgatitja:
Në një tas vendosim kus kusin dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe ujin e valuar e mbulojmë me pelikule dhe e lëm ëtë pushojë 10-15 minuta. Ndërkohë qepët e kuqe, I presim me kubikë, qepët e njoma në unaza. Të gjitha perimet e tjera I presim në kubikë të vegjël. I përziejmë të gjitha në kus kus. në një tas trazojmë lugë limoni dhe po aq sasi nga lëngu I kavanozit të specave , vaj ulliri, kripë dhe e përziejmë në tas . E lëmë sallatën të marinohet me të gjithë përbërësit për 20=30 minuta dhe e shërbejmë të ftohtë.