Pse gazeta "Dita" u mbyll per 8 dite (23 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Artikulli i datës 27 Prill në gazetën "Dita" në të cilën një shtetas serb akuzohet për krime kundër njerëzimit, ka qënë shkaku për të cilin publikimi i kësaj gazete është pezulluar për 8 ditë. Ishte pikërisht ky artikull që ka shtyrë përfaqësuesit e OSBE-së të cilët si monitorues të medias, kanë ndërtuar tashmë një kod të sjelljes së gazetarëve që përcakton të drejtat dhe detyrat e tyre. Publikuesit që do t'a shkelin këtë kod do të detyrohen të paguajnë një dëmshpërblim që arrin deri në 500 mijë marka, apo që do të detyrojë editorët të mbyllin gazetat e tyre.
Zëdhënësi i OSBE-së sqaron për Tv Klan përmbajtjen e këtij kodi, i cili ndër të tjera është një sqarues për të drejtat dhe detyrimet e gazetarëve dhe gjithashtu është një masë e përkohshme derisa të arrihet në institucionet vetëqeverisëse. Sipas zëdhënësit, kodi është shumë i ngjashëm me kodet homologe në vendet perëndimore dhe ai thekson se dhëniet në emra apo adresave në artikuj nuk është më e nevojshme.
"Ne u kemi thënë dhe privatisht editorëve se kjo është gazetari e papërgjegjshme"-thotë ai. Kodi gjithashtu kërkon respektimin e gjuhës, kulturës apo fesë dhe mbi të gjitha kërkon respektimin e jetës private. Ndërkaq vetë editori i gazetës "Dita" pasi është detyruar t'a mbyllë gazetën e tij për 8 ditë, pikërisht për publikime të fakteve private, ka ngritur një padi kundër Administratorit Kushner në Këshillin e Sigurimit.
Ai thotë pë Tv Klan se edhe pas ridaljes së gazetës, planet dhe qëllimet e saj do të vazhdojnë të jenë të njëjta. Për kodin e ri të dalë nga OSBE-ja ai thotë se :
"Mendoj se ky është problemi më i vogël që mund të ndodhë në Kosovë, por para se të zgjidhet ky problem sipas mendimit tim, zoti Dan Everts mendon të krijojë një kulturë demokratike dhe tolerancë mes njerëzve para se gjithash duhet të instalojë institucionin e drejtësisë këtu."
Ai shton se do të vazhdojë të publikojë emrat e kriminelëve të luftës nëse ata vazhdojnë të punësohen në administratë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended