Mbyllet gazeta “Dita” ne Kosove - (28 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Gazeta ?Dita? në Kosovë, vendos të ndjekë rregullat e Komisionit të Përkohshëm të Mediave. ?Ne do ta mbyllim gazetën, pasi nga kjo mund të hapën shumë çështje të rëndësishme, për fushën e mediave në Kosovë?, ka deklaruar sot botuesi i gazetës ?Dita?, Belul Beqaj.

Sot botuesi i gazetës ?Dita?, ka vendosur të lëshojë pe. Këtë herë ai ka vendosur ta mbyllë vetë gazetën e tij duke mos lejuar kështu që policët e UMNIK-ut të përdorin dhunën për të mbyllur atë. Në një editorial në numrin e sotëm të gazetës ?Dita?, i cili do të jetë edhe i fundit të paktën për një periudhë të konsiderueshme kohore, botuesi i ?Ditës? Belul Beqaj, ka sqaruar se ai do të zbatojë urdhrin e autoriteteve ligjore.

Në 4 Korrik, gazeta ?Dita? botoi një artikull me fotografi të ndryshme që përfshinin dhe vendbanimet e tyre aktuale, të cilët sipas gazetës ishin kriminel lufte. Dy ditë më pas në 6 Korrik, gazeta mori një vërejtje me shkrim nga komisioni i OSBE-së për shkelje të rregullores që ndalon publikimin e informatave, që rrezikojnë jetën e personit. Përgjigja e gazetës u gjykua e pakënaqshme dhe në 20 Korrik ajo u gjobit me 25 mijë marka, por gjoba nuk u pagua dhe ?Dita? u urdhërua dje të ndërpresë menjëherë botimin, urdhër të cilin e përditshmja kosovare sot e ktheu në realitet./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/