Lajme Arkiva 2000 Në tre rrethet e Prefekturës së Gjirokastrës është në përfundim procesi i regjistruesve në terren i votuesve për zgjedhjet e pushtetit lokal. Vetëm dy njësi adiministrative nga prefektura nuk kanë mundur të dërgojnë deri tani të dhënat e regjistrimit në qendrën e informatizimit në Tiranë. Ato janë komuna e Lazaratit dhe Bashkia e Gjirokastrës. Sekretari i Përgjithshëm i Komunës së Gjirokastrës Pandeli Bedjava për Televizionin Klan sqaron: "Në rrethin e Gjirokastrës ka ngelur vetëm Bashkia e Gjirokastrës dhe të gjitha bashkitë e tjera i kanë dorëzuar këto dokumentacione. Dhe Bashkia e Gjirokastrës po vazhdon punën e saj dhe deri tani në 90 qendra votimi që ka janë dorëzuar 14 qendra të votimit, por këto nuk janë dorëzuar akoma në komisionin e qendrës së informatikës të regjistrimit për regjistrin kombëtar të votuesve."/tvklan.al
Gazetare: Mimoza Picari
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Be the first to comment