Policia aksion antidroge ne Berat - (1 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Këto bimë kanabis sativa u kapën nga sektori i antidrogës në fshatrat e Beratit dhe Skraparit. Aksioni filloi në fshatin Allambrezë ku brenda 6 orësh u shkulën një mijë rrënjë bimë narkotike. Shefi i sektorit të antidogës Ali Kodra, tregon se shumica e atyre që kanë mbjellë këto bimë janë zhdukur.

Ali Kodra:- ?Personat që i kanë mbjellë këto largohen, ose kanë ikur në Greqi, ose në vende të tjera dhe në shtëpi kanë lënë vetëm gratë, me qëllim që ligji nuk zbatohet në drejtim të tyre?.

Gjithashtu mësohet se sivjet janë mbjellë më pak rrënjë kanabis, meqë kultivuesve u ka mbetur pa shitur një pjesë e prodhimit të vjetshëm. Vitin e kaluar janë dënuar 12 vetë për këtë veprimtari, ndërsa nga ky aksioni u ndaluan dy persona./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/