Ora News - U bllokuan për disa orë në Jezercë, helikopteri i FA-së shpëton 6 shqiptarët nga Kosova

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjashtë shqiptarë nga Kosova kanë kaluar një aventurë të rrezikshme në malin e Jezercës.

Ata kishin mbetur për disa orë të bllokuar, derisa Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes zhvilluan një operacion ajror duke mundësuar shpëtimin e tyre.

6 shtetasit nga Kosova janë dërguar me helikopter në Theth në gjendje të mirë shëndetësore.

"Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth. Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses" njofton Ministria.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-bllokuan-disa-ore-ne-jezerce-helikopteri-i-fa-se-shpeton-6-shqiptaret-nga-kosova

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv