Ora News - Dy orë në panik nga zjarri, digjen mbi 15 hektarë ullishte por shpëton Manastiri

  • 5 years ago
#oranews
Zjarri i rënë rreth ores 14:30 të ditës së sotme ka djegur mbi 15 hektarë ullishte, drufrutorë dhe zonë pyjore në afërsi të Manastirit të Ardenicës në Kolonjë të Lushnjes.

Fillimisht zjarri është shfaqur në rrethinat e fshatit Rrethlibofshë të zonës së Fierit dhe më pas i ndihmuar nga era e fortë ka përfshirë kodrat e Ardenicës. Përveç dëmeve që shkaktoi në ullishte drufrutore dhe pyje zjarri ka rrezikuar seriozisht Manastirin e Ardenicës dhe një tjetër objekt privat në afërsi të tij.

Dy mjete zjarrfikëse të bashkisë Lushnje dhe një nga bashkia Divjakë nuk mund të vinin flaket nën kontroll dhe është kërkuar ndihmë nga Fieri prej ku kanë ardhur dy mjete zjarrfikëse të specializuara të Albpetrolit.

Punonjës të shumtë zjarrfikës, banorë të zonës si dhe pesë mjete ja kanë dalë që pas rreth dy orësh të vënë në kontroll flakët e zjarrit për të mos kaluar në territorin e Manastirit dhe objekteve private.

Drejtori i Zjarrfikëses Lushnje, Fatmir Bozi, apeloi fermerët të tregojnë kujdes me djegien e mbeturinave bujqësore pasi dalja jashtë kontrollit e zjarrit mund të shkaktojë katastrofa.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-ore-ne-panik-nga-zjarri-digjen-mbi-15-hektare-ullishte-por-shpeton-manastiri

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended