Koncerti i grupit italian "Avion Travel" ne Tirane - (27 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

I është dashur 1 orë e 30 minuta artdashësve kryeqytetas të shohin idhujt e tyre në grupin italian. Orkestra e vogël, ?Avion Travel?, e rrokut alternativ, ka pushtuar sheshin ?Skënderbej?. Me mijra fansa, por edhe kalimtarë kanë qëndruar për të ndjekur tingujt italian. Përveç këtij grupi, pjesëmarrës në këtë koncert ishte një tjetër grup italian dhe këngëtari shqiptar Bojken Lako.

Ky grup është quajtur një dallgë e re e rrokut, nisur në vitet ?80. Në vitin 1987, ky grup fiton çmimin në Sanremo, ndërsa në vitin ?92 me këngën e titulluar ?Bello Sguardo? fiton famë. Pasi kanë bashkëpunuar me kantautorë të njohur italianë, arrijnë të fitojnë çmimin në Sanremon e fundit.

Rregullimet teknike, ndriçimi i sheshit është arritur nga firma Enel, e cila së bashku me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Institutin e Kulturës Italiane bën të mundur, ardhjen e tyre në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/