Ambasadori i Kosoves Frowik ne Tirane - (15 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ambasadori i Kosovës Frowik:- ?Sapo kam përfunduar një vizitë të shkurtër në Tiranë. Takova udhëheqësit e qeverisë dhe kryesisht me udhëheqës të partive politike sepse përgjegjësia ime tani është përqëndruar në dhënien e këshillave sekretares së shtetit, si dhe të tjerëve në Washington, mbi zgjedhjet në mbarë Ballkanin. Dje mora pjesë në takimin e grupit ?Miqtë e Shqipërisë?, me qëllim që të dëgjoja se ku jemi dhe mund të shoh se ka shumë shenja përparimi në Shqipëri edhe pse në këto zgjedhje do të ketë një garë të fortë politike. Kam vërejtur për shembull, se pak më parë se një vit më parë PD refuzonte të merrte pjesë në parlament, ndërsa tani ajo ka shumë muaj që merr pjesë. Lufta vazhdon, por ajo është demokratike. Është një luftë normale politike ku secili merr pjesë në institucionet politike të vendit. Ambasadori Ahrens të cilin e mbështesim fortë, ka punuar shumë me të gjithë ata që mund të marrin vendime në lidhje me KQZ. Më lejoni të theksoj se shpresa jonë kryesore, shpresa ime kryesore është që ky të jetë një proces i ndershëm zgjedhor?.

Gazetarja:- A u takuat me zotin Berisha dhe cili ishte mesazhi juaj për të?

Ambasadori i Kosovës Froëik:- ?Këtë radhë nuk u takova me zotin Berisha, ai ka qenë duke udhëtuar, por isha këtu disa javë më parë dhe u takova me të si dhe me disa anëtarë të tjerë të opozitës, së bashku me ambasadorin Limpreht. Megjithatë këtë radhë u takova me disa të tjerë në PD, u takova me zotin Pollo, Demin dhe zotin Xhaferri. Unë i kam theksuar kujdo që është i përfshirë në procesin politik, sesa e rëndësishme është pjesmarrja në këtë proces dhe jo bojkoti. Kështu që pres, që ky proces të shkojë përpara demokratikisht?./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/