Ora News - Transporti interurban: Autobusët në rrethe ndezin motorët, Kukësi e Berati refuzuan

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas më shumë se tre muaj bllokim, transporti ndërqytetas u zhbllokua sot në pjesën më të madhe të vendit por udhëtarët ishin të paktë.

Autobusët e furgonët dolën në punë, por udhëtarët ishin të paktë.

Autobusët dhe furgonët lejohen të qarkullojnë sipas protokollit me 13 pika kundër koronavirusit, në të kundërt rrezikojnë penalitete të rënda.

''Nuk pranoj njerëz në makinë pa maska, në bazë të ligjeve që ka nxjerrë shteti.''

Mjetet do të punojnë me 70 % të kapacitetit ndërsa pasagjerët ishin të pajisur me maska e doreza.

Drejtuesit e mjeteve të transportit publik thonë se çmimi i biletës nuk është rritur, ndërsa ankohen për mungesë pasagjerësh.

Përsërisin se janë në vështirësi ndaj ngulmojnë për mbështetjen e premtuar të qeverisë.

''Ne i kemi plotësuar kushtet me maska, me doreza, me dezinfektant po nuk ke leverdi, është komplet me humbje.' thote nje shofer

Por transportuesit janë të përçarë.

Në Berat e Kukës ata nuk e nisën punën, pasi kërkojnë heqjen e ndëshkimit me gjobë, nësë udhëtarët shkelin rregullat

''Të shikohet edhe një herë protokolli.' thote nje tjeter shofer

Transporti ndërqytetas ishte ndaluar në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit por punonjësit e sektorit thonë se ata u dëmtuan rëndë ekonomikisht.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/transporti-interurban-autobuset-ne-rrethe-ndezin-motoret-kukesi-e-berati-refuzuan

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended