Ora News - Sot rinisën linjat interurbane, por jo autobusët brenda Tiranës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas më shumë 3 muajsh të mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, rinisi sot punën transporti publik interurban, por jo transporti urban brenda Tiranës.

Ora News ishte sot në mëngjes në terminalin ndërqytetatas të juglindjes, pranë Fakultetit Ekonomik. Ajo që vihet re është numri i ulët i pasagjerëve.

Një nga përfaqësuesit e linjave interurbane tregon se të gjithë autobusët e furgonët kanë qenë në terminal por ka pasur shumë pak pasagjerë.

"Sot pothuajse ka qenë shumë keq. S'ka pasur pasagjerë. Autobusët kanë ikur me 2- 3 vetë, por dhe për faktin se autobusët brenda Tiranës nuk funksionojnë dhe njerëzit ende nuk e dinë mirë nëse kanë nisur lëvizjet apo jo"

Sipas protokolleve të sigurisë të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, ky sektor do të punojë me 70% të kapacitetit, dhe do të respektojë masat shëndetësore.

Perçarja- Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara.

Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën.

Autobusët nga Shkodra, Vlora dhe Korça do të nisen drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera.

Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit.

Shoqatat e këtij sektori në Tiranë kërkojnë të rishikohet protokolli, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rinis-punen-transporti-interurban-ne-rrethe-tirana-ende-ne-pikepyetje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended