Ora News - Berati shënon rritje të turistëve në krahasim me 2017

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Berati mbetet i vizituar me të njëjtin intensitet si në fillim të sezonit turistik edhe këto ditë të para të Shtatorit !

Ansambli i lagjeve muzeale, muzetë, por dhe atraksionet e tjera turistike tërheqin çdo ditë turistë nga e gjithë bota!

Veçanërisht i lartë ka qenë numri i turistëve të huaj, që kanë vizituar Muzetë e Beratit, francezë, italianë gjermanë , polakë etj të organizuar apo individualisht, familjarë opo miq, ndërkohë që sezoni turistik ende nuk ka përfunduar.

4400 turistë kanë vizituar Muzeun Ikonografik ?Onufri? dhe atë Etnografik vetëm në 15 ditët e para të gushit sipas të dhënave zyrtare!

Të impresionuar turistët shprehen se Berati i ka mrekulluar me vlerat e tij, mikpritjen e njerëzve dhe atraksionet turistike..

Për periudhën Janar ? 15 gusht numri i vizitorëve arriti në 34 299 vizitorë, 10 704 më shumë se në vitin 2017, por numri i vizitorëve mendohet të jetë disa herë më i madh pasi këto janë vetëm të dhënat e regjistrimeve në lagjen ?Kala?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berati-shenon-rritje-te-turisteve-ne-krahasim-me-2017

Recommended