Top News - Virusi nuk e ndal/ Kinë, festivali i mishit të qenit

  • 4 years ago
Vullnetarët në një strehë qensh në pekin, u japin ushqim dhjetëra kafshëve të shpëtuara që ishin të destinuara për festivalin e polemizuar të mishit të qenit që ka nisur këtë javë në kinën jugore. Eventi i përvitshëm në qytetin Yulin, gjithnjë shkakton zemërimin e aktivistëve që mbrojnë të drejtat e kafshëve, por këtë vit, ata shpresojnë se pandemia e koronavirusit do të jetë vdekja e një tradite që sipas tyre është mizore. Mishi i qenit besohet se është i mirë për shëndetin në disa pjesë të kinës, por zakoni është në rënie të vazhdueshme pasi gjithnjë e më shumë banorë në zonat urbane, vendosin ti mbajnë ata si kafshë shtëpiake. Pandemia e koronavirusit duket ndërkohë se ka reduktuar oreksin për mish qeni pasi sëmundja u lidh me një treg në qytetin e vuhanit ku shiteshin edhe kafshë të egra. Në mesin e shqetësimeve për higjenën, kina nxorri një ligj të ri që ndalon konsumimin dhe tregtimin e këtyre të fundit. Ligji nuk i referohet në mënyrë direkte mishit të qenit por disa qytete jugore e kanë ndaluar tashmë konsumin e tij. Muajin e kaluar, ministria e bujqësisë i riklasifikoi qentë si kafshë shërimi dhe jo bagëti, edhe pse nuk u shpreh prerë për mos ngrënien e mishit të tyre. pamjet që sjell afp nga festivali i këtij viti i mishit të qenit, tregojnë dhjetëra qen të mbyllur në kafazë të vegjël e të pistë, dhe kasapët para tavolinave të mbushura me mish qeni...

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kina#TopChannel

Recommended