Përhapet virusi në kinë/ 170 të vdekur, mbi 7 mijë të infektuar
  • 4 years ago
Në kohën kur raportohet zyrtarisht se numri i infektimeve nga koronavisuri i ri kapërceu atë të Sarsit, Rusia urdhëroi mbylljen e kufirit të saj tokësor me Kinën me shpresën të parandalojë përhapjen e sëmundjes që po merr përmasa të frikshme. Raste të prekurish nga koronavirusi i ri tashmë raportohen në çdo rajon të Kinës dhe në të paktën 15 vende të tjera të botës. Bilanci I viktimave mbërriti në 170, ndërsa të infektuarit janë 7,711.


Drejtori i përgjithshëm i OKBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se në Gjermani, Vietnam e Japoni janë regjistruar dhe raste infektimi të personave që nuk kishin udhëtuar vetë drejt vendit të kthyer në epiqendrën e sëmundjes, por e kanë marrë nga të tjerë që kanë qenë atje. Edhe Franca njoftoi një rast të ri infektimi. Ekspertët thonë se virusi ka një fazë inkubacioni prej dy javësh, e mund të transmetohet si infeksion edhe përpara simptomave si temperatura apo kolla. Si reagim ndaj përhapjes së shpejtë të tij, mjaft shoqëri fluturimi kanë ndërprerë udhëtimet në Kinë, përfshirë Lufthansa, Swissair, British Airways, e United Airlines.

Ndërkohë shumë vende po i marrin qytetarët e tyre nga Vuhan. Në Japoni mbërriti një avion me 210 japonezë që ndodheshin në rajonin ku u shfaq më së pari virusi. Edhe SHBA ka evakuuar qytetarët e saj nga Vuhani. 195 vetë u dërguan në bazën amerikane Riverside, ku duhet të qëndrojnë 72 orë në izolim.

Gjermania sakaq po përgatitet të evakuojë 90 qytetarë të saj, të cilët një avion i posaçëm luftarak do t?i dërgojë ditët e ardhshme në Frankfurt. Ndërsa Australia ka në plan ti vendosë në karantinë të evokuarit e saj në një ishull 2 mijë km larg brigjeve të saj, e ata britanikë po ashtu do të qëndrojnë për 14 ditë në një bazë ushtarake. Testet e para ndërkohë ndaj dy personave te dyshuar si të prekur nga koronavirusi vrasës në bordin e një anijeje turistike të bllokuar pranë brigjeve italiane, rezultuan negative. Por edhe pse çifti kinez nuk duket të jetë infektuar nga virusi I njohur tashmë si 2019 nCoV, gati 7 mijë personat e ndodhur në anije nuk janë lejuar të zbresin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Virus#TopChannel
Recommended