Top News - Gjyqtari Alaudin Malaj/ Padit në SPAK komsioneren e KPA

  • 4 years ago
Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka paditur pranë Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegu. Malaj e akuzon komisioneren për falsifikim formularësh, duke kërkuar pezullimin e ushtrimit të detyrës si Komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në përfundim të hetimeve. Gjyqtari thotë në kallëzim pranë SPAK, se Suela Zhegu ka përvetësuar pasurinë e të vëllait të ndjerë, duke pretenduar se ai nuk ka fëmijë, pavarësisht se i ndjeri ka dy pasardhës. Malaj thotë se edhe bashkëshorti i Suela Zhegut ka probleme me drejtësinë. Gjyqtari i apelit, te Tiranes, dikur edhe kryetar i saj, ende nuk i është nënshtruar procesit të vettingut. Ai ka qenë gjyqtar në cështje të rëndësishme. Pak kohë më parë në një letër drejtuar Këshillit të Lartë gjyqësor kërkoi mbrojtje fizike pasi jeta e tij dhe ajo e familjarëve ishte në rrëzik. Gjyqtari Malaj tha ne ate kohe se në vitin 2015 vëllai i tij është kërcënuar me jetë, çështje kjo që sipas tij nuk u hetua kurrë. Lidhur me një sërë ngjarjesh të ndodhura me të dhe familjarët e tij, gjyqtari Alaudin Malaj, thotë se mungesa e reagimit ndaj kallëzimeve të ndryshme ka ardhur për shkak të ndikimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafës, vëllait të ish ministrit të Brendshëm.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#AlaudinMalaj#TopChannel

Recommended