Top News/ Elbasan, denoncimi/ Tre rrëqebull të vrarë në lokal

  • 4 years ago
Tre rrëqebuj të vrarë e të balsamosur janë të ekspozuar në një restorant në afërsi të Elbasanit. Denoncimi vjen nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri e cila ka botuar dy fotografi nga ky restorant në rrjetin e saj social. Sipas kësaj shoqate një restorant në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 3 rrëqebuj që ekspozohen të balsamosur si zbukurim për ambientin e lokalit. Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri thekson se këta rrëqebuj përbëjnë 30% të popullatës të të gjithë llojit të kësaj kafshe që ekziston në Shqipëri dhe që është drejt zhdukjes.
Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike në Listën e Kuqe të IUCN (Shoqata Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Natyrës) , dhe në Shqipëri mendohet se mbijetojnë jo më shumë se 10 individë, çka e bën një nga gjitarët më të rrezikuar për zhdukje në vend. Ndërkohë që popullata në të gjithë Ballkanin vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 individë, kjo specie ende vazhdon të bjerë viktimë nga individë që nuk tregojnë minimumin e konsideratës ndaj ligjit si dhe dhembshurinë minimale njerëzore ndaj një lloji që është në prag të zhdukjes.
Madje në këtë restorant në Elbasan sic duket nga fotografitë nuk ekspozohen vetëm rrëqebuj të balsamosur, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura. Shoqata denoncon se po në këtë restorant serviren si ushqim për klientët edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.
Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror u bën thirrje të gjithë institucioneve vendimmarrëse, politikbërëse dhe ligjzbatuese, që të reagojnë me urgjencë ndaj rastit në fjalë dhe të parandalojnë në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#TopChannel

Recommended