2 te vrare gjate nates ne Elbasan

  • 4 years ago
Dy vrasje brenda pak orësh kanë ndodhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Elbasanit. Rreth orës 20:10 minuta, në lagjen ?Emin Matraxhiu?, në një rrugicë në afërsi të varrezave të qytetit është masakruar me thikë Regis Runaj, 23 vjeç, banues në lagjen Shënkoll.

Për të riun nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi, pasi ai është goditur disa herë më thikë duke vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila rrethoi zonën dhe ngriti postblloqe të ndryshme me synimin për të identifikuar dhe kapur autorët.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje. Burime policore pohuan se 23-vjeçari rezulton i skeduar. Ndërkohë burime të tjera bëjnë me dije se ai kishte miqësi me Emiljano Ramazanin, që u ekzekutua 10 ditë më parë.

Pista kryesore e hetimit është pikërisht ajo e lidhjes me vrasjet e mëparshme në këtë qytet. Megjithatë deri më tani nuk ka një version zyrtar lidhur me shkaqet e kësaj vrasje.

Disa orë më parë, pikërisht rreth orës 04:00 të mëngjesit, një tjetër vrasje është regjistruar në këtë qytet. Viktima është Florian Lamçe, 40 vjeç. Lamçe është vrarë në qendër të qytetit, në lagjen ?Luigj Gurakuqi? në afërsi të muzeut Etnografik.

Tre persona në gjendje të dehur përkatësisht A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe Florian Lamçe, banues në Elbasan, janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta dhe shishe.

Lamçe, pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended