Fiks Fare/ Zgjerohet skandali i licencës: Sekseri i mori 10 milionë brenda ministrisë

  • 4 years ago
Skandali i sekserit që lëvizte lirisht në dyert e disa institucioneve zgjerohet më tej, pasi një qytetare i është drejtuar emisionit Fiks Fare duke denoncuar se Artan Haska i ka marrë një ryshfet prej 10 milionë lekësh. Gjysma e kësaj shume është paguar në ambientet e ministrisë së Transporteve rreth një vit më parë. Xhevo Jonuzi denoncoi në emisionin investigativ se një vit më parë ka paguar një shumë prej 10 milionë lekësh në këmbin të rregullimit të disa dokumenteve hipotekore. "Artan Haskën mendonim se e njihnim. Vinte te lokali jonë dhe na propozoi të na rregullonte letrat e shtëpisë. 5 milionë ia kemi dhënë te biznesi jonë dhe 5 milionë brenda ambienteve të ministrisë së Transporteve. Kam shkuar unë dhe motra ime në ministri. jemi futur normalisht me Artanin. Ai kishte akses atje, s'kishte as kartë, po i hapej dera. Shkuam në kat të dytë në një kafe dhe ia dhamë lekët. Ai futej në zyrat e kësaj ministrie. Takova këtë dhe atë. I besuam. Pas disa kohësh fik telefonat" thotë zonj Xhevo. Më tej sqaron se i është dashur plot 1 vit që të biejë në kontakt me Haskën, teksa i ka gjetur edhe një banesë në Tiranë. "Ia gjetëm banesën dhe na thoshin jo është në Sarandë, jo në Gjirokastër. Dhe, kur e pamë në Top Channel. Më parë na kishin thënë edhe disa persona të tjerë që mashtron. Edhe atyre u kishte marrë 5 deri në 7 mijë euro" thotë denoncuesja, e cila pohon se pas pagesës, nuk ka përfunduar dot punë në zyrat e shtetit.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended