Skandali në Fiks Fare/ Shteti nxjerr në shitje Portin e Durrësit

  • 3 years ago
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës procedurat aktuale dhe ndër vite të Autoritetit Portual të Durrësit, i cili ka humbur dhjetëra miliona euro duke e dhënë me koncesion, apo tenderuar, Terminalin e Kontenierëve. Emisioni investigativ faktoi me dhjetëra dokumente se ky terminal, i cili është më fitimprurësi në Portin e Durrësit, do ti jepet sërish privatit, vetëm disa muaj pasi kaloi në favor të shtetit. Për 5 vite, një firmë private do të marrë "cash" plot 30 milionë euro, me vetëm 300 mijë euro investim. Nga hulumtimi i dokumenteve rezultoi se kostoja maksimale e pagave, mirëmbajtjes, naftës, apo pjesëve të makinerive, për 5 vjet është 10 milionë euro. Ndërkohë, 20 milionë euro të tjera, në "xhep". Pajisjet, makineritë, por edhe punëtorët, janë gati në port, ndërsa Autoriteti Portual ka vendosur që të bëjë tender, me arsyetimin se "nuk bën dot procedura tenderuese për naftë, goma dhe filtra". Në dokumentet e tenderit nuk sqarohet asnjë investim që do të bëjë privati, vetëm se "do të menaxhojë në këtë afat" këtë terminal.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel