Top News - Maqedoni e veriut/ Bilanc i rënduar i koronavirusit

  • 4 years ago
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut raportoi edhe të premten shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministri Venko Filipçe, tha se në 24 orët e shkuara, ishin regjistruar 164 të infektuar dhe dy viktima nga koronavirusi. Viktimat janë nga Shkupi dhe Tetova të moshës 53 dhe 60 vjeç, të cilët vuanin edhe nga sëmundje tjera kronike, si sëmundje të zemrës, diabeti dhe tensioni i lartë. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 171 persona, prej tyre vetëm në Shkup janë regjistruar 47 viktima dhe nga 27 në Kumanovë dhe Tetovë. Sa i përket të infektuarve, nga 164 rastet, vetëm në Shkup janë regjistruar 85 raste, 24 në Kumanovë, 18 në Tetovë ndërsa në 14 qytete tjera numri është më u ulët se dhjetë raste. Për herë të pas gati dy muajve, tre raste janë konfirmuar në qytetin e Dibrës, qytet ku u regjistruan rastet e para me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Gjendja e të infektuarve është stabile, sipas drejtuesve të Klinikës Infektive në Shkup. Në këtë spital aktualisht po trajtohen më shumë se 90 persona. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të infektuar është për rreth 200 më i lartë se i të shëruarve. Prej 3,701 personave që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, tani raste aktive janë 1,836, ndërsa janë shëruar 1,694 persona. Të dhënat i referohen testimit të 1,045 mostrave, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në mbi 41,000.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#TopChannel

Recommended