Familja Beluli nga Berati - (3 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kjo është Jona 23-muajshe e cila ka humbur këmbën e djathtë në ngjarjen e 5 Marsit ?99 në qytetin e Beratit nga përplasja mes forcave të rendit dhe pengmarrësit që hynë në shtëpinë e saj. Në ngjarjen e një viti e gjysmë më parë në Berat u vranë katër qytetarë, tre policë dhe tre autorët e ngjarjes me protagonist Lorenc Polovinën. Atëherë Jonës së vogël i prenë këmbën e djathtë ndërsa për më tej duhej kurimi në Itali.

Pas përkeqësimit të vazhdueshëm të Jonidës, me një ndërmjetësim personal të Ministrit të Shëndetësisë Solis, vajza u dërgua e shoqëruar nga prindërit e saj për tu kuruar në Itali. Pas dy muaj kurimi ata të tre pa patur mundësi financiare u detyruan të kthehen në Shqipëri. Por pas një viti e gjysmë vetëm sot qeveria shqiptare ka vendosur që ti akordojë familjes Dervishi tre million lekë për kurimin e këmbës së Jonidës.

Kam shpenzuar rreth 70-80 million lireta për kurimin e vajzës deri tani shprehet babai i Jonidës. Do të ishtë mirë të kisha një pension nga shteti ka folur për kamerën e Tv Klan Belul Dervishi./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended